Pas Ramës edhe Sibel Halimi, kandidate e LDK-së për Ferizaj, nuk pranohet nga KQZ – arsyeja: Nuk është banore e këtij qyteti

Përveç Përparim Ramës, Lidhja Demokratike e Kosovës rrezikon të mbetet edhe pa një kandidat tjetër për kryetar të komunës.

Komisioni qendror i zgjedhjeve nuk po ia pranon kësaj partie edhe kandidaturën e Sibel Halimit për kryetare të Ferizajt.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Gazeta Infokus ajo nuk është banore e Ferizajt dhe kështu nuk mund të garoj për kryetare.

“17. Kandidati për Kryetar Komune për Komunën e Ferizajt nuk është banor i Komunës së Ferizajt”, thuhet në dokumenti e KQZ-së të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus.

Sibel Halimi është kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Është raportuar të mërkurën se Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është̈ pranuar si kandidat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Shumë kandidatë të tjerë̈ për kryetar e asamblistë̈ ose e kanë numrin personal gabim, ose nuk janë̈ banorë të komunave, ku ata synojnë̈ të garojnë̈.