Pas rasteve të reja, deklarohet Shpend Ahmeti

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se sot kanë dalë pozitiv 13 raste me Covid 19, por nuk ka treguar se nga cilat komuna janë, shkruan Fokusi.info.

Ndërkaq, Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se 7 rastet e reja janë familjarë të rastit të djeshëm.

Ai bëri thirrje që qytetarët t’i përdorin maskat gjatë daljes në publik.

Njoftimi:

Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes.