Pas reshjeve të borës – mbi 550 punëtorë të KEDS-it në terren duke sanuar prishjet

Në kushte të vështira atmosferike, gjatë gjithë kohës mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë vazhdimisht në terren që nga dita e djeshme.

Ata kanë dalë në terren për të sanur prishjet që janë bërë nga reshjet e borës, njofton Klan Kosova.

Punëtorët në terren janë duke ndërruar shtylla, përcues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë. Rrjeti po goditet edhe nga faktorët tjerë ekstern si nga copëza të kulmeve, drunj të thyer e gjesënde tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre.

KEDS po huazon kamionë me vinca sipas nevojës. Të njëjtën kohë, edhe komunat e Istogut dhe Klinës na kanë ndihmuar me pajisje shtesë që prishjet të evitohen në kohën më të shkurtër të mundshme.