Merovci tregon pse i takon LDK’së posti i Presidentit

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adnan Merovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të jetë e vetëdijshme që t’I fitosh zgjedhjet nuk do të thotë që je e privilegjuar në përzgjedhjen cilësore dhe sasiore të ‘hiseve’ qeverisëse dhe sipas tij, VV dhe LDK bashkë do të ndihmonin njëra tjetrën, sepse dështimi parcial i njërës prekë tjetrën.

Me anë të një postimi në Facebook, Merovci thotë se pozita e të parit të shtetit dhe atribuimi i së drejtës për ta propozuar LDK’ja kur t’i vijë koha, sipas tij është më se legjitime dhe këtu duhet VV’ja të reflektojë 100% për disa arsye.

‘E para, pozita e Presidentit me kompetencat që i ka kishte ekuilibruar pushtetet në mes VV-së dhe LDK-së.

E dyta, “checks and balances” është një standard që asnjëherë më parë nuk është aplikuar dhe mu këtu është ndryshimi që po prejudikohet aq shumë. Me këtë standard pushtetet e shtetit kontrollohen dhe balancohen vetëvetiu.

E treta, flitet për një deklarim se propozimi i LDK-së për kandidatin e Presidentit kur t’i vie koha mos të sfidohet nga VV-ja, bile për këtë LDK-ja në këtë rast në mirëkuptim pajtohet që një ministri t’ia kaloj VV-së ashtuqë të kontribuohet 100% në standardin “checks and balances”’,ka shtuar Merovci në Facebook.

Sipas tij, programet qeverisëse të VV’së dhe LDK’së janë harmonizuar në plotni. Ndarja e ministrive është definuar. Kryeministri VV’së dhe kryekuvendari LDK’së po ashtu është punë e kryer. /gazetametro.net