Pas takimit deklarohet edhe Glauk Konjufca

Takim të rëndësishëm e konsideroi atë mes Mustafës e Kurtit edhe Glauk Konjufca i VV-së.

“Pajtohem që ishte një takim shumë I rëndësishëm në përpjekje për të gjetur marrëvshej dhe pikërisht se I kemi shtru të gjitha opsionet e mundshme dhe janë diskutuar plotë mënyra të zgjithsje, ndaj që kemi pa avancim, u pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, në të ardhmen dhe pikërisht për këtë arsye nesër sërisht do të takohemi që të vazhdojmë ku e lamë sonte, me të cilat përfundam takimin”, tha ai, derisa shtoi se do të ketë takim edhe nesër.

“Për takimin e nesër, ku takim nuk do të ndiodhet nëse pozicionet tona nuk do të afroheshin, ka një dakordim në mes të dy palëve që marrëveshja të arrihet, mund të ju them që jemi të paknaqur me ndrërrimin e kësaj date, për arsye se presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye me kë ka biseduar. Ne kemi dyshimet tona qysh është ndërru kjo datë, kishet me qenë mirë cilat janë ato parti që mos me qenë data 24 po 26, pavarëisht kësaj data 26 është edhe dy javë ditë ne deri atë dditë do të merremi vesh”, shton ai.

Konjufca megjithatë nuk e ka sqaruar se cfarë marrëveshje kanë arritur për pozitën e presidentit.

“Ne kemi fol për shumë pika sot, mirëpo, nuk mund të përgjigjem në pyetjen e juaj drejtpërdrejtë, për sakohë që takimi i nesërm do të sqarojë shumë piak të tjera”