Pas vizitës në Prishtinë, Grenell takon Vuçiqin në Beograd

Emisari amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Beograd është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Grenell shkoi në Beograd nga Prishtina, ku tha se taksa duhet të hiqet dhe Beogradi të ndalojë fushatën për për tërheqjen e njohjes së Kosovës, transmeton Klan Kosova.