Pas xhaketës 1,600 euro, Zogiani publikon edhe veturën e Durmishit: Ngjyra e kuqe shumë i ngjan

Aktori kosovar, Jeton Zogiani ka publikuar fotografinë e veturës që e posedon Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Zogiani ka bërë një publikim të tillë pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ditën e djeshme, ku u raportua se xhaketa e Durmishit e veshur mbrëmë për inspektimin e rrugëve pas reshjeve të borës arrin vlerën e 1.600 euro.

Zogiani ka ironizuar me këtë duke thënë se: “Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”.