Aksident në Prizren, dy persona të lënduar (foto)

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Prizrenit ku janë përfshirë 2 vetura dhe një motoçikletë.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit “Passat” me një tjetër të tipit “Peugeot”.

Raportohet se shoferi i Passatit dhe motoçiklisti kanë mbetur të lënduar, raporton lajmi.net.

Shkak i aksidentit ka qenë komunikacioni i ngarkuar.