Pasi u shpall i pavlefshëm Ligji i Pagave, Syla propozon bllokadë komplet në kohë pandemie!

Gjykata Kushtetuese pati shtyrë marrjen e vendimit për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor (sot).

Por në njoftimin e fundit të kësaj Gjykatë bëhet e ditur se Ligji për Pagat hidhet poshtë në tërësi.

I indinjuar me këtë vendim, Blerim Syla – Kryetar i Federates Sindikale të Shëndetësisë, ka paralajmëruar bojkot komplet të punës në kohë pandemie.

“KATASTROFË, bllokadë në kohë pandemie, këtë e propozoj. Pres burgosjen time”, ka thënë shkurt Syla për Indeksonline.

Kujtojmë që Ligji për Paga i miratuar në shkurt të këtij viti ishte dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit për shkak të ankesave të rreth 30 palëve. Ndaj këtij ligji ka pasur ankesa edhe nga infermierët e spitaleve publike të Kosovës.