Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale të cilat mund të arrijnë deri në 38- gradë celsius në nivel vendi.

Edhe në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot, me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura maksimale të cilat mund të arrijnë deri në 41 gradë celsius në nivel vendi.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër pritet mot i ngjashëm, me diell dhe shumë i nxehtë.

Pasnesër në tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me diell. Pritet kulminacioni i nxehtësisë. Në Kosovë temperatura maksimale mund të arrijë deri në 40 gradë celsius, ndërsa në Shqipëri rreth 42 gradë celsius. Pasdite vonë në veriun e Malit të Zi priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa ndonjë rrebesh mund të kalojë edhe kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë si dhe Kosovës.

Të mërkurën paradite pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa pasdite pritet destabilizim dhe freskim i motit në Kosovë si pasojë e depërtimit të një fronti të ftohtë ajror nga veriu. Priten edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për shtrëngata me breshër. Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë priten edhe në veri, qendër dhe lindje të Shqipërisë, pjesë të Maqedonisë dhe shumicen e territorit të Malit të Zi. Së bashku me frontin do të vijë edhe freskimi i motit dhe ulja e temperaturave. Fronti do të lëvizë nga veriu dhe veriperëndimi në drejtim të jugut dhe juglindjes.

Të enjtën në tërë rajonin pritet mot shumë më i këndshëm në krahasim me ditët paraprake./Meteoballkan