Vjen reagimi i Qeverisë “Hoti” pas anulimit të Ligjit të Pagave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave.

Tahiri këtë vendim e ka vlerësuar shokues duke thënë se është mohim i të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.

Sipas tij, Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.

Postimi:

“Shokues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.

Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.

Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë!”