PDK e nis fuqishëm rolin opozitar, Krasniqi: Albin, institucionet nuk janë video lojëra

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, anëtari i grupit parlamentar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK në asnjë mënyrë nuk do të hyjë në qeveri.

Ai ka theksuar se partia e tij nuk e ka ndërruar qëndrimin nga ajo që ka thënë ditën e zgjedhjeve.

“Ne më 6 tetor e kemi thënë se do të jemi në opozitë dhe kjo nuk ka ndryshuar”, ka theksuar Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së re të Kuvendit.

Krasniqi tha se Kurti ka vonuar krijimin e institucioneve, ndërsa shton se duhet sa më parë t’i vë në funksione institucionet e vendit.

“106 ditë kaluan, janë shumë ditë dhe ne nuk kemi as qeveri as institucione as Kuvend funksional, kërkesa jonë është prej 6 tetorit që ata që morën mandatin të përmbushin premtimet e tyre”, tha Krasniqi.

“Albin Kurti duhet ta dijë që institucionet nuk janë video lojëra”, shton ai.

“Kanë mbet 15 ditë dhe ne duhet të krijojmë institucionet dhe barra është mbi Kurtin”, tha ai.