PDK kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e Donika Gërvallës

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës për çështje elektorale, Betim Gjoshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se për Donika Gërvallen janë dy rrugë, ose të jap dorëheqjen ose të shkarkohet nga kryeministri Kurti.

“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën – 1. Urgjentisht të jap dorëheqje, ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti.”, ka shkruar Gjoshi.

Këto deklarime Gjoshi i ka bërë pas publikimit të një video të vjetër të Gërvallës ku ajo thotë se do t’i dërgojë dosje Gjykatës Speciale.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, citohet të ketë thënë Gërvalla aso kohë.

Kjo deklaratë e Gërvallës ka ngjallur reagime të ashpra në publik ndaj saj.