PDK mbledh Këshillin Drejtues, mësohet se për çfarë do të diskutohet

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pas vendimit për të mbajtur Konventën zgjedhore, ka mbledhur Këshillin Drejtues, ku do të diskutohet rreth zgjedhjeve të brendshme.

Bujar Cakolli nga PDK, ka thënë se pas vendimit për të mbajtur Konventën e Përgjithshme me 3 korrik, është mbledhur Këshilli Drejtues i kësaj partie, ku temë qendrorë do të jetë paraditja e për zgjedhjet e brendshme.

“Pas vendimit për të mbajtur Konventën e Përgjithshme, temë qendrore e Këshilli Drejtues është përgatitja për zgjedhjet e brendshme, Konventa është e rëndësishme, për zgjedhjen e strukturave të partisë”, ka thënë Cakolli për T7.

Ndryshe, afati i fundit për paraqitjen e kandidaturës për të parin e PDK’së është 1 korriku (e enjte).