Shënohet goli i vitit në Itali, nga gjysma e fushës (Video)

Atalanta po e shkatërron në tërësi Torinon në udhëtim, në ndeshjen që po luhet në kuadër të elitës së futbollit italian.

Bergamaskët po fitojnë me rezultat të thellë, 5:0, përcjellë Gazeta Olle.

“Het-trikun” e ka kompletuar anësori Josip Ilicic, i cili golin e katërt e realizoi në mënyrë të mahnitshme.

Ai shënoi nga gjysma e fushës, me një goditje të shpejtë dhe maksimalisht precize.

Goli i tij është bërë viral për disa minuta, duke u shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.

Më poshtë mund ta shikoni golin e këmbëshpejtit të Atalantas.