Pentagoni dënon afrimin “agresiv” të një anijeje luftarake ruse në Detin e Arabisë

Një anije luftarake amerikane ka shmangur një përplasje me një anije ruse në detin e Arabisë, kur kjo e fundit i është afruar në mënyrë “agresive” anijes amerikane, njoftoi sot “US Navy”.

Destrojerit USS Farragut, që zhvilloi dje një patrullim rutinë në veri të Arabisë, iu desh të aktvizonte pesë sirenat, sinjal ndërkombëtar detar alarmi, që anija ruse që i ishte afruar shumë pranë, të ndryshonte trajektoren e saj”, theksoi Flota e pestë amerikane në një komunikatë./atsh