Për nder të ditës së veteranit, u mbajt turneu në Runik

Për nder të ditës së veteranit, nën organizimin e Agron Kajtazit, është mbajtur turneu i fëmijëve në futboll, shkruan fokusi.info.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar se kanë marrë pjesë në turneun në Runik të komunës së Skënderajt, ku së bashku me kryetarin e komunës, Bekim Jashari, ish Komandantin e brigadës 112, Jetullah Geci, dhe kryetarin e degës së Veteranëve të Skënderajt, Emin Lati, kanë ndarë tuta sportive për ekipet pjesëmarrese./Fokusi.info/