Përçarje mes opozitës, protestuesit-Bardhit: Na thirrët të rrëzojmë Ramën, nuk ikim!

Menjëherë pas fjalës së Bashës në selinë e Partisë Demokratike, protestuesit, një grup prej tyre janë rikthyer në hyrje të Parlamentit. Na thirrët të rrëzojmë Ramën, nuk ikim, shprehen protestuesit.

Por, Policia ka shtuar perimetrin e sigurisë, duke iu drejtuar policëve se po provokonin turmat që ishin aty.

Madje, Policët ishin edhe pa mburoja. Gjithsesi, Gazmend Bardhi dhe Petrit Vasili kërkuan që grupi që ishte vendosur aty, të tërhiqej dhe të mos cënonin asnjë qoftë ky edhe polic.

Forcat e rendit kanë krijuar kordonin e sigurisë pikërisht në hyrje të Parlamentit, për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo rast, nëse do kërkohet ndërhyrja, apo do të shtohen incidentet e atij grupi që vijon të jetë aty.