Gjuajtje me armë në Shkodër: Një i vrarë dhe një i plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur me armë zjarri mëngjesin e së premtes në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.10 në lagjen “Rus”, ndërsa mësohet se viktima është Naim Bajri.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Bëhet e ditur se viktima, Naim Bajri është tregtar peshku në markatën e lagjes “Rus”.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke pirë kafe me një punonjësin e tij, i cili ka mbetur i plagosur.

Dy burrat janë qëlluar nga një automjet, 10 herë dhe për pasojë Bajri ka mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur në Bypassin e Shkodrës.