Performancë rekorde në ANP “Adem Jashari”

Muaji korrik i këtij viti është përmbyllur me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 e 2020.

Kështu kanë njoftuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një postimi në Facebook.

Ata thanë se ANP “Adem Jashari” pati performancë rekorde ku edhe falënderuan udhëtarët që shfrytëzuan shërbimet e tyre.

Njoftimi i plotë:

May be an image of airplane
Performancë rekorde në ANP ‘Adem Jashari’

Muaji Korrik 2021 është përmbyllë me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 përderisa në Korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

Korrik 2019 kishte 280 013 udhëtarë

Korrik 2020 kishte 88 607 udhëtarë

Korrik 2021 janë 340 446 udhëtarë

Sa i përket muajit Gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një nr. udhëtarësh prej 104 256

Ne falenderojmë bashkëatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA.