Përfshihet nga flakët magazina në Kamëz, rrezikon banesat përreth (video)

Një magazinë në zonën e Kamzës është përfshirë nga flakët gjatë ditës së diel. Zjarri dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkrumbuar magazinën dhe të gjitha materialet që kishte brenda saj. Zjarri i befasishëm ka alarmuar lagjen në Kamëz, duke thyer qetësinë e krijuar nga izolimi për shkak të koronavirusit.

Magazina ndodhej mes disa banesave duke rrezikuar edhe ato nga flakët. Disa banorë, siç e tregojnë pamjet, u përpoqën të fiknin zjarrin me mjete rrethanore, deri në ardhjen e zjarrfikëses që voni rreth 15 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga zjarri, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.