Përfshihet nga zjarri depo e një kompanie në Prizren – digjen disa makineri

Një depo e një kompanie është përfshirë nga zjarri ditën e premte.

Si pasojë e zjarrit janë djegur makineri, bidona me spec dhe lënda e parë për prodhim.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri depoja e kompanisë me ç’rast janë djegur makineri , bidona me spec dhe lënde e parë për prodhim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarri. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e bërë për media.