Përfundon afati i ankesave në PZAP, ky është numri i ankesave

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është dorëzuar vetëm një ankesë lidhur me procesin e djeshëm zgjedhor.

Këtë e ka konfirmuar kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku

Ai ka bërë me dije se në afatin brenda 24h prej mbylljes se vendvotimeve në ditën e djeshme, sot është paraqitur një ankesë.

“GI. Srpska Naridna Sloga kundër Srpska List në Kllokot”, ka bërë me dije Desku për Indeksonline.

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë dhe atyre me kusht, KQZ-së do t’i hapet rruga për certifikimin e rezultatit zgjedhor.