Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar për Indeksonline se ka përfunduar aksioni në veri në Mitrovicës.

Në aksionin e sotëm janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion, ndërsa janë të dyshuar tre persona (dy prej të cilëve janë arrestuar) që kanë lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se deri tashti janë arrestuar personat me iniciale R.B dhe V.B, ky i fundit djali i Zhelko Bojiqit, i cili është shef i operativës së PK-së në pjesën veriore në Mitrovicë , ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë.