Vuçiq pas takimit me Pompeon: Nuk mund të kërkojmë më shumë nga Amerika se sa përkushtimin e saj për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku edhe e ka falënderuar për përkushtimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar në lidhje me çështjen e Kosovës.Siç shkruan “novosti.rs”, transmeton lajmi.net, gjatë së hënës Vuçiq pas takimit me Popeon ka deklaruar se nuk mund të presin më shumë se kaq.

“Nuk mund të pres më shumë se kaq”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.“Serbia ka nevojë për një mik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Vuçiq.

Ai gjithashtu u tha gazetarëve se ai ishte mirënjohës për zyrtarët amerikanë për një qëndrim të qartë për statusin e Kosovës.

“Ka disa vende në bashkësinë ndërkombëtare me të cilët kurrë nuk jeni plotësisht të qartë se çfarë jemi. Me amerikanët, ju dini gjithçka. Unë e di që ne nuk mendojmë njësoj për statusin e Kosovës, por faleminderit që dëshironi të dëgjoni Serbinë dhe të kuptoni problemet tona, për të na respektuar. Nuk mund të pres më shumë se kaq”, theksoi Vuçiq, transmeton më tutje lajmi.net.

Ai theksoi se Serbia ka nevojë për një shtet mik si Amerika dhe jo me ndonjë shtet siç tha ai, “me të cilin kemi mundësi të luftojmë”.