Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari u pyet në sesion privat

Seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka përfunduar me ç’rast dëshmitari i dytë iu është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, mbrojtësit të viktimave Simon Laws dhe ka filluar të përgjigjet në kundër-pyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit.

Dëgjimi i dëshmitarit vazhdimisht është bërë në sesion privat, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Ndryshe, i njëjti dëshmitar është pyetur edhe gjatë ditës së djeshme nga ZPS, po ashtu në shumicën e kohën në sesion privat.

Ky dëshmitar pritet të dëgjohet edhe në ditët në vazhdim.