Përfundon takimi Kosnett-Kurti, ambasadori nuk deklarohet për media

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të zhvilluara më 14 shkurt, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kosnett qëndroi sot në zyrat e partisë fituese të zgjedhjeve ku edhe zhvilloi një takim me liderin, Albin Kurti.

Tashmë ky takim ka përfunduar dhe Kosnett është larguar nga zyrat e VV-së.

Pavarësisht situatës në vend, Konsett zgjodhi që të mos deklarohet pas takimit që pati me Albin Kurtin.

Duhet përkujtuar që pas përfundimit të zgjedhjeve Kosnett uroi vendin për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike duke thënë se Amerika vazhdon të jetë përkrah Kosovës.