Përfundon takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve të QUINT-it

Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në Kosovë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se detajet do të dalin më vonë.

“Takimi me ambasadorët e shteteve të QUINT tashmë ka përfunduar. Për më shumë në lidhje me takimin do të njoftoheni nëpërmjet komunikatës për media”, është shprehur Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të shtyjë vendimin në lidhje me çështjen e targave për 10 muaj, ndërsa këtë vendim Kurti ka thënë se nuk do ta shtyjë.