Përfundon takimi, s’ka marrëveshje, flet Avdullah Hoti

Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së ka thënë se sot është mbajtur një takim shumë konstruktiv drejt një marrëveshje përfundimtare, derisa ka bërë të ditur se takimet do të vazhdojnë deri te një marrëveshje finale.

“Prej gjashtë tetorit kemi vendosur standard të ri. Sot kemi pasur takim të gjatë por konstruktiv për marrëveshjen që pritet të arrihet. Jemi dakorduar që të vazhdojmë takimet deri në përmbyllje të marrëveshjes”, ka thënë Hoti.