Përfundon takimi Thaçi- Palmer, nuk flasin për media

Ka përfunduar takimi mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe të dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Takimi mes Thaçit dhe Palmer është zhvilluar në Presidencën e Kosovës.

Pas takimit palët nuk janë deklaruaar se për çfarë diskutuan.

Paraprakisht, Matthew Palmer i cili po qëndron për vizitë disaditore në Kosovë, ka takuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, kreun e LDK-së, Isa Mustafa si dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.