Përfundon vapa, kthehet shiu e breshëri

Java me mot të paqëndrueshëm, me lagështi dhe zhvillime të shtrëngatave me shi. Temperaturat në rënie të lehtë.

16.06.2019 – Një sistem frontal i ardhur nga Atlantiku përgjatë Europës qëndrore do të filloj të shtrihet edhe mbi rajonin tonë që gjatë javës në vijim do të sjellë mot të paqëndrueshëm, me lagështi, e priten edhe zhvillimeve të shtrëngatave me shi.

Për shkak të lagështisë më të shprehur, vende-vende priten rebeshe më intenzive shiu me mundësi edhe për reshje breshëri. Në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit. Ditën e premte pritet përmirësim i motit, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

17.06 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje lokale shiu me bubullima. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër.

18.06 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite me zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

19.06-20.06 – Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave me shi. Të enjten, paradite kryesisht me diell. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave të izoluara me shi.

21.06 – Mot më stabil, kryesisht me diell.