Përfundon votimi: LDK shkarkon Vjosa Osmanin, në pozitën e saj emëron Avdullah Hotin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar sot nga Këshilli i  Përgjithshëm i LDK’së, të votohet për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares.

Ky këshill ka pasur kohë që sot deri në ora 19.00 të votojnë pro apo kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit.

Burime të Periskopit brenda LDK-së, njoftojnë se përafërsisht 85 për qind e Këshillit kanë votuar pro shkarkimit të Osmanit nga të gjitha pozitat e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.