Përleshja fizike eskalon në armë, një i plagosur në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur në një përleshje që ndodhi në orët e para të së premtes në parkingun tek Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar tashmë tre persona të dyshuar.

Ndërsa, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, bën të ditur se dy prej tyre i është caktuar masa e ndalesës prej 48 orësh. Kurse, njërit prej tyre prokurori i rastit ka kërkuar që masa e ndalimit të bëhet për 30 ditë.