Arrestohet shtetasi i Serbisë në Gjilan, kishte urdhër-arrest ndërkombëtar

Një shtetas i Serbisë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Bresalc të Gjilanit dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka njoftuar se për të kishte urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Tjera detaje nuk janë bërë të ditura për rastin.

“Fsh. Bresalc, Gjilan 14.02.2020-11:40. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Gjermane, është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Serbisë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48-orë”, ka njoftuar PK-ja.