Përleshje në Stanoc – Shkak vendimi për ndërtimin e fabrikës së tekstitilit në objektin e shkollës

Një vendim i para pak ditëve i kryetarit të Vushtrrisë që e ndërronte destinimin e ish-objektit të Shkollës Fillore “Migjeni” në Stanoc të Epërm ka shkaktuar përplasje në mes të banorëve të këtij fshati.

Shkak, vendimi për ndërtimin e fabrikës në ish objektin e shkollës Debati rreth ndërtimit të një fabrike tekstili në objektin e vjetër të ish shkollës “Migjeni” në fshatin Stanoc, ka eskaluar në përleshje fizike mes banorëve të këtij fshati.

Banorë të fshatit Stanoc kanë organizuar edhe peticion për të kundërshtuar ndërrimin e destinimit të kësaj fabrike por që zyrtarë komunalë thonë se nuk janë të informuar për një peticion të tillë.