Përmbyllja e fushatës, partitë le ta harrojnë stadiumin “Fadil Vokrri”

Të premten, partitë politike përmbyllin fushatën parazgjedhore. Disa prej tyre kanë shprehur dëshirën se mbylljen e fushatës ta bëjnë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Ndonëse zyrtarisht nuk kanë shprehur kërkesa, njerëz në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në Lëvizjen Vetëvendosje kanë dhënë ide se mitingjet t’i mbajnë në “Fadil Vokrri”.

Por këto dëshira të subjekteve politike nuk mund të realizohen, pasi që fusha e gjelbër e stadiumit nuk mund të dëmtohet në prag të ndeshjeve që do t’i zhvillojë Kosova, fillimisht më 10 tetor kundër Gjibraltarit, ndërsa katër ditë me vonë edhe me Malin e Zi, kjo e fundit e vlefshme më kualifikim në EURO2020.

Indeksonline ka kontaktuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se asnjë tubim nuk mund të mbahet aktualisht në stadium.

“Asnjë tubim nuk mund të mbahet në stadium për shkak të dëmtimit potencial të barit – fushës e dihet se aty do të luajë Kosova edhe në tetor edhe në nëntor”, ka deklaruar Ahmeti për Indeksonline.

Kështu ishte dëmtuar stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, gjatë mbajtjes së një koncerti: