Trump urdhëron marinën amerikane të shkatërroj çdo anije iraniane që i provokon

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka njoftuar të mërkurën se ka urdhëruar Marinën Amerikane që “të hap zjarr dhe të shkatërroj” çdo anije iraniane që ngacmon anijet amerikane, direktivë kjo që vjen një javë pasi Marina Amerikane lajmëroi për një grup anijesh iraniane kishin provokuar ato amerikane në Gjirin Persik.

Ky nuk është paralajmërimi i parë i Trump këtë muaj. Ai ju ka tërhequr vërejtjen iranianëve se nëse kryejnë sulme tinëzare do të paguajnë një çmim të tmerrshëm në fillim të këtij muaji.

“I kam udhëzuar Marinën e Shteteve të Bashkuara që të hapin zjarr dhe të shkatërrojnë çdo dhe të gjithë anijet iraniane që provokojnë anijet tona në det” shkroi në rrjetin social Twitter Trump.

Presidenti amerikan nuk dha detaje apo veçoi ndonjë incident. As Shtëpia e Bardhë nuk ishte e gatshme për koment. Derisa nga Flota e 5 e Marinës Luftarake Amerikane  e stacionuar në Bahrein i drejtuan për koment drejt Pentagonit kërkesat e gazetarëve raporton agjencia AP.

Pak para komenteve të presidentit Trump Garda Revolucionare Islamike e Iranit kishte njoftuar për lëshimin e satelitit të parë ushtarak iranian në orbitë, një zhvillim dramatik ky të cilin ekspertët e përshkruajnë si program sekret.

Të mërkurën e javës së kaluar kishte ndodhur incidenti në Gjirin Persik kur anije të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kishin provokuar anijet amerikane duke manovruar rrezikshëm afër anijeve amerikane.

Incidentet të tilla dhe provokime nga iranianët ishin kthyer në rutinë para vitit 2017 por kanë ndaluar që prej asaj kohe dhe kjo është incidenti i tillë i parë.

Situata e konfliktit të SHBA’së dhe Iranit është përshkallëzuar pas vrasjes së një amerikani në Irak dhe sulmit ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad dhe rrethimit të saj për dy ditë vitin e kaluar. Presidenti Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, në aeroportin e Bagdad ku po takohej me zëvendës komandantin e Khataib Hezbollah, organizatë terroriste shiite në Irak.

Sulmet në baza që strehojnë trupa amerikan në Irak janë përsëritur shpesh ku janë goditur me raketa nga Hezbollah. Këto grupe paramilitare ende vazhdojnë të jenë kërcënim për trupat amerikan në rajon.  Forcat e Armatosura të SHBA’së kanë dislokuar trupa shtesë në Lindjen e Mesme që prej tensionimit të situatës me Iranin, përfshi ato tokësore dhe detare. Gjithashtu, janë vendosur edhe bateri të sistemeve mbrojtëse raketore Patriot.