Përplasja Krasniqi-Ujkani, shkak Bislimi: “Pse po bërtet, nuk je ti këtu me tregu me dhez mikrofonin ose me ndalë”

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi dhe ajo e VV’së, Fjolla Ujkani kanë pasur një përplasje sot, kur Zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisionin për Integrim Evropian për Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2023-2027, raporton GazetaBlic.

Kjo përplasje filloi kur Bislimi ndezi mikrofonin dhe mori fjalën, që sipas Krasniqit nuk duhej të bënte një gjë të tillë, teksa edhe i kujtoi që kjo mbledhje udhëhiqet nga vetë ajo.

“Zv.kryeministër mbledhjen e udhëheqi unë, kur ta jap fjalën, e merr fjalën”, tha Krasniqi.

Ndërsa, deputetja e VV’së, Fjolla Ujkani tha se kjo qasje është e gabuar.

Biseda e plotë:

Ujkani: Nuk është në rregull kjo qasje, nuk kemi ardhë këtu me i bërtit askujt dhe ke vetëm një bisedë e vogël mes tyre.

Krasniqi: Mikrofonin s’ka drejtë me ndez pa ia jep fjalën.

Ujkani: Nuk jeni ju këtu me i tregu dikujt kur me ndez mikrofonin, e kur me ndal

Krasniqi: Kam drejtë, unë jam kryetare e Komisionit dhe unë e udhëheqi mbledhjen

Ujkani: Nuk mundesh t’i gjatë tërë kohës me na potencu neve, kush je ti këtu.

Krahas kësaj, me gjashtë vota për u miratua Programi Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2023-2027