Përplasje e ashpër mes Fitore Pacollit dhe Jetlir Zyberajt për njohjet

Debate të ashpra po zhvillohen në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini mes përfaqësuesve të subjekteve politike për diplomacinë.

Jetlir Zyberaj nga AKR-ja ka thënë se subjektet politike në Kosovë po shërbehen me argumentet e Beogradit për njohjet.

Fitore Pacolli ka thënë se Behgjet Pacolli bën politikë të jashtme sikur të ishte biznes, përcjell Telegrafi.

“Ky ministër [Behgjet Pacolli] në vend se të lobojë për Kosovën lobon nëpër botë për bizneset e tij”, ka thënë Fitore Pacolli.

Ka reaguar Jetlir Zyberaj i cili ka thënë se Behgjet Pacolli ka përdorur buxhetin privat dhe mekanizmat që personalisht ai i ka krijuar në perëndim për lobim në interes të Kosovës.

Zyrtarja e Vetëvendosjes ka thënë se është konflikt interesi nëse një zyrtarë shtetëror përdorë aeroplanin e tij për punë shteti, pasi ajo thotë se në ato raste nuk dihet kush paguan taksat e shpenzimet.