Pesë mënyra të cilat do të parandalojnë vjedhjen e veturës tuaj nga hajnat

627

Ne jemi të sigurt që disa prej jush ndoshta edhe nuk mund të flini të qetë gjatë natës, pasi keni frikë se dikush mund t’ua vjedhë veturën tuaj.

Kjo pasi që, vetura, cilado qoftë ajo, është një objektiv për vjedhësit, të cilët në shumicën e rasteve i “copëtojnë” ato dhe i shesin pjesët e tyre, përcjell Telegrafi.

Kështu, njerëzit shtrojnë pyetjen: A mund të ketë shpëtim nga kjo?

Ndonëse nuk mund të thuhet se janë të vetmet mënyra, ne u kemi sjellë pesë prej tyre, metoda që thuhet se kanë treguar suksesin më të madh.

1. Alarmi

Alarmi është numri një në mbrojtjen e veturave nga hajnat. Alarmi tërheq vëmendjen dhe kështu nuk lejon që hajdutët të qëndrojnë për një kohë të gjatë në makinë.

2. Bllokimi i pjesëve të veturave

Kjo është një mbrojtje që ka provuar të jetë shumë e dobishme.

Hajnat nuk kanë kohë për të qëndruar shumë në veturën e vjedhur dhe kjo gjë i pengon ata të bëjnë diçka të shpejtë, përcjell Telegrafi.

Pjesa që rregullon timonin, kutia e transmetimit ose pedalet janë shembull i përsosur, sepse e pengojnë hajdutin që ta ngasë makinën tuaj.

3. Ndjekja përmes satelitit

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur veturën tuaj dhe mund të shërbejë si një mbrojtje sekondare që do t’ju ofrojë siguri shtesë. Me ndjekjen satelitore, gjithmonë do të dini se ku ndodhet vetura juaj, përmes pajisjes tuaj mobile.

4. Ndërprerja e furnizimit me rrymë

Edhe kur futni çelësin në kyçje, makina nuk do të ndizet nëse nuk ka rrymë. Kjo arrihet më së miri duke instaluar një ndërprerës tek furnizuesi i pompës së karburantit dhe kështu parandaloni furnizimin me karburant në motor.

Motori pa karburant nuk ndezet dhe hajduti mendon se vetura është e dëmtuar.

Nëse dëshironi këtë sistem të mbrojtjes, vizitoni mjeshtrit e besueshëm që e bëjnë këtë, të cilët do të instalojnë një ndërprerës që nuk do të jetë i dukshëm.

5. Gdhendja e xhamit

Nëse bëni gdhendjen e numrit të shasisë në xham, jeni të sigurt që hajdutët nuk e vjedhin atë. Zëvendësimi i të gjitha xhamave në veturë është një sipërmarrje mjaft e shtrenjtë, prandaj ata shumë shpejt do të heqin dorë nga vjedhja e tentuar.