Rama i reagon Pecit: Dokumentacioni është i pakompletuar, i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një, siç u shpreh ai, “demant” për deklaratën e ministrit Faton Peci, se “Përparim Rama ka bllokuar çdo procedurë për ndërtimin e Objektit të MBPZHR-së”.

“Demant- Përmes këtij reagimi, institucionet e Kryeqytetit përgënjeshtrojnë pretendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vonesat e shkaktuara nga organet e Kryeqytetit për t’u pajisur me kushtet ndërtimore për ndërtesën e Ministrisë.”

Ai ka thënë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike.

“Më tutje, sqarojmë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore.”

Rama ka thënë se janë “ të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit”.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci ka akuzuar Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën se përmes administratës së këtij të fundit, po ia bllokon ndërtimin e objektit të ministrisë që ai drejton.

Përmes një postimi në Facebok, Peci ka thënë se qytetarët duhet ta dijnë që Rama ka bllokuar çdo procedurë për ndërtimin e kësaj ministrie.

Lini një Përgjigje