Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 223 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

30 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 823.035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 223 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.148.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 66.