Pesë shtëpi do të ndërtohen në Komunën e Skënderajt

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka nisur ditën me një lajm të mirë pë qytetarët e kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari Jashari ka njoftuar se në bashëkpunim me humanistin Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtojnë pesë shtëpi për familje me kushte të vështira për jetesë,

Posimi i plotë:

Dita nis me vizita tek familjet që, megjithëse shumë miqësore, jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit dhe është tepër e rëndë për t’u ballafaquar me atë çfarë pamë e gjetëm.

Megjithatë, dërguam lajme të mira tek Selman Azemi nga Açareva, Hatiqe Hoti nga Turiqeci, Halim Smakaj nga Kllodernica, Skender Kajtazi nga Vitaku dhe i riu Shkelzen Xheloshi nga Qubreli, që për rastësi me lajmin e mirë, datëlindja e tij e 11-të, po shënohet me lajmin për fillimin e ndërtimit të shtëpisë edhe për familjen e tij.

Bashkërisht me humanistin Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ishim për vizitë tek secila këto 5 familje, për t’i njoftuar për një jetë të re që do të fillojë shumë shpejt.

Për dijeninë e të gjithëve, këto familje absolutisht meritore për shtëpi të reja, janë përzgjedhur nga komisioni i Komunës, ndërkaq financimi i projektit do të bëhet nga buxheti i Komunës dhe “Jetimat e Ballkanit”.

Përveç këtyre 5 shtëpive, janë edhe 20 të tjera që do të ndërtohen, në bazë të marrëveshjes që kemi ne si Komunë me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Faleminderit, humanistit Halil Kastrati dhe të gjithë donatorëve zemërmirë!