Shkon në 100 numri i izraelitëve të vrarë

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka dhënë shifra të përditësuara për mediat izraelite të viktimave të sulmit të Hamasit që nga orët e hershme të së shtunës.

Numri i të vdekurve tani raportohet të jetë rreth 100 dhe numri i personave të dërguar në spital në 985.

Transmetuesi publik Kan thotë se dhjetëra nga ata që po trajtohen janë në gjendje kritike, shkruan BBC.