Peshkatarët gjejnë trupin e pajetë një gruaje pranë Currilave në Durrës

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në detin Adriatik në Durrës. Kanë qenë peshkatarët që po peshkonin pranë bregut, që kanë pikasur trupin e pajetë që pluskonte mbi ujë.

Trupi i pajetë është gjendur në plazhin e Currilave, ndërsa policia kufitare po transporton kufomën në portin detar.

Policia njofton se trupi i gruas u gjet në orën 08:30, ndërsa nuk dihet ende identiteti i saj apo se si ka ndodhur ngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarje

Shqiptarja.com