Petkoviq e quan ministrin Sveçla “nënkotraktor” të “planit” të Kurtit për “destabilizim”

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka rolin e nënkontraktorit kryesor të “planit” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “për destabilizimin e rajonit”.

Petkoviqi e ka bërë këtë deklaratë si reagim ndaj deklaratës së ministrit Sveçla, se Beogradi është fajtor për barrikadat dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri.

“Prishtina dhe Albin Kurti kanë treguar edhe një herë se dinë të kërcënojnë dhe se strukturat e tyre politike menaxhohen nga ekstremistë të cilët nuk e njohin fare vlerën e dialogut dhe zgjidhjes paqësore të problemeve”, ka thënë Petkoviq, raportoi Kosovo Online të shtunën.

“Ministri i Kurtit, Xhelal Sveçla, konfirmoi me sulmet e tij absurde ndaj Beogradit dhe serbëve në veri të Kosovës, se ai ka rolin e nënkontraktorit kryesor të planit të Kurtit për të destabilizuar rajonin”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Beogradi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk dërguar forca policore të Kosovës në veri vendit.

“Presidenti Vuçiq vazhdimisht u bëri thirrje serbëve në Kosovës që të ushtrojnë përmbajtje dhe paqe dhe të heqin dorë nga bllokadat e rrugëve, edhe pse ata ishin të detyruar ta bënin këtë për hir të mbijetesës, dhe përgjegjësia për të gjitha incidentet e mundshme do të jetë mbi ata që demonstrojnë forcë dhe e kërcënojnë çdo ditë – dhe këta janë Kurti dhe ndihmësit e tij, si Sveçla”, ka thënë ai.