Petkoviq i reagon Velës, pasi ky i fundit deklaroi se “Serbia e njeh Kosovën si shtet”

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj shefit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, pasi ky i fundit ka thënë se në faqen zyrtare të presidencës serbe Kosova njihet si shtet.

Petkoviq ka reaguar duke i thënë Velës se “çfarë shteti i ashtuquajtur jeni e tregon më së miri fakti që bashkëbiseduesit iu pritën në dhoma për ruajtjen e leckave dhe fshesave”.

Ndërkohë që ka shtuar se Serbia s’do ta njohë Kosovën.