Petkoviq: Kemi garanci të forta nga SHBA-ja dhe BE-ja për tërheqjen e serbëve nga barrikadat

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se kanë marrë garancitë si asnjëherë më parë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për tërheqjen e serbëve nga barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.

“Po e shfrytëzoj mundësinë për të dhënë lajmin e mirë se kemi marrë garancitë më të forta ndonjëherë nga SHBA-ja dhe BE-ja kur bëhet fjalë për kërkesat e serbëve, kushtet e tyre që të tërhiqen nga barrikadat”, tha Petkoviq.

“Në fillim të theksoj se lajmi më i mirë është që Dejan Pantiq është liruar. Kjo tregon se Dejan Pantiq nuk është fajtor,se akuzimi për terrorizëm do të thotë përballje e Kurtit me serbët.Shpresojmë të jetë me familjen e tij sonte, të cilët mezi presin ta shohin. Kemi mundur menjëherë ta dëgjojmë Kurtin dhe partinë e tij duke folur për tradhti dhe duke kërcënuar gjyqtarët që e morën atë vendim. A mund ta imagjinoni presidentin Vuçiq të komentojë vendimet e gjykatës në një mënyrë të tillë”, tha Petkoviq.