Plagoset me armë vajza 14 vjeçare

Një vajzë e moshës 14 vjeçare në Shkup, është plagosur me armë zjarri në pjesën e kokës.

14 vjeçarja me inicialet E.S. është gjetur në shtëpinë e saj nga vëllai i saj, 19 vjeçari P.S.

Në afërsi të vajzës së plagosur është gjetur arma e tipit “Cërvena Zastava” nën pronësi të babait të 14 vjeçares, S.M.(59), për të cilën 59 vjeçari ka pasur leje.
14 vjeçarja është dërguar në Qendrën Emergjente në Klinikën e Shkupit, ndërkaq gjendja e saj ende nuk është bërë e ditur. /gazetametro.net