Policia jep detaje për vdekjen nga rryma të punëtorit të KEDS-it

Një punëtor i KEDS-i e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima është i moshës 53 vjeç.

Fillimisht ai ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë pas lëndimeve të marra nga rryma por që nuk kishte arritur t’i bënte ballë lëndimeve.

Kështu bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zahiti tha se trupi i pajetë viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rreth orës 17:30 të datës 21 korrik 2021, është raportuar se në rrugën “Marie Shllaku” në Skenderaj viktima rreth 53 vjeçar, kishte pësuar lëndime nga rryma elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima ka vdekur.Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimes dërgohet në IML për obduksion”.

Për vdekjen e punëtorit të KEDS-it ka njoftuar edhe kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari.